Per kandidatet

Deshironi te punesoheni ne gjermani? Deshironi te hidhni hapat e para ne nje nga shtetet me te fuqishme ekonomikisht te europes? Deshironi qe bazamenti te jete i sigurt dhe jetegjate per ju dhe familjen tuaj? Egnatia Consulting ju vjen ne ndihme me konsulencen e pa kushtezuar te rruges tuaj drejt punesimit dhe integrimit ne shtetin gjerman, pasi njihet si nje ure lidhese ndermjet personelit te kualifikuar shqipetar dhe punedhenesve me te njohur gjerman.

Ajo cka ne ofrojme jane vite pune eksperience, seriozitet, korrektesi dhe sinqeritet. Mireqenia e kandidateve tane ka prioritetin me te madh. Asistimi jone gjate ketij procesi fillon qe ne momentin qe ne kemi marre aplikimin tuaj, e deri ne 6-muajt e pare te punes ne gjermani. Eshte nje proces i gjate te cilit ne i kushtojme vemendjen dhe dashurine maksimale edhe per shkak se nje pjese e drejuesve tane jane shqiptare, Ne nuk e njohim veten si ndermjetesues, por si keshilltaret dhe si trajneret tuaj.

Punesimi ne gjermani kurre nuk ka qene me i lehte. Partneret tane dhe suksesi i deritanishem ne tregun gjerman e vertetojne kete gje.

Per shkak te situates emergjente te vendeve te punes te paplotesuara ne fushen e mjekesise ne gjermani, per momentin ne jemi te fokusuar vetem ne kete segment.

Aktualisht kemi vakanca te lira per profesionet e infermierise dhe fizioterapise ne gjermani. Mos hezitoni te na kontaktoni!